Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka folur para simpatizantëve dhe qytetarëve në një tubim elektoral në Deçan. Ai ka theksuar se rinia e Kosovës duhet të qëndrojë në atdhe dhe ka premtuar 500 milionë euro për bizneset e reja. Haradinaj ka theksuar se Kosova nuk ka djem e vajza për t’i dërguar në mërgim, dhe është detyrë e gjithë shoqërisë të sigurojë një të ardhme për ta këtu.
“Ta mbajmë rininë në Kosovë – 500 milionë euro për bizneset e reja! Rinia e Kosovës është më e mira në botë, ajo është shpirti dhe zemra e këtij populli. Nuk kemi djem e vajza për mërgim. E kemi obligim t’i kthejmë dhe të sigurojmë të ardhmen e tyre këtu, jo në gurbet.”