Numri i të vdekurve nga aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Çubrel të Skenderajt ka arritur në tre. Kryetari i Komunës së Skenderajt ka konfirmuar lajmin, i cili është verifikuar gjithashtu nga Policia e Kosovës.
Në aksident kanë mbetur të lënduar edhe disa persona, megjithatë ende nuk është bërë e ditur shifra e plotë e të lënduarve. Kryetari Nura ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit.