Donald Trump ha drekë me biznesmenët shqiptarë

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, vetëm tre ditë para betimit të tij, organizoi një drekë ekskluzive me biznesmenë dhe aktivistë shqiptarë në një restorant luksoz në një fushë golfi në West Palm Beach, Florida.

Gazetari Ruben Avxhiu ka bërë të ditur këtë informacion, duke publikuar një foto të Donald Trump-it në shoqërinë e biznesmenëve dhe aktivistëve shqiptarë. Përveç fotos, Avxhiu ka zbuluar edhe emrat e atyre që ishin të pranishëm në të njëjtën tryezë me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve.

Të cilët ishin: Anton Dedvukaj, Vasel Juncaj, Sokol, Paul Martini. Ky takim, që u zhvillua vetëm disa ditë para ceremonisë së betimit, ishte një mundësi për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe politik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.Gjatë drekës, Trump ka theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve ekonomike me Shqipërinë, duke nënvizuar sektorët me potencial për rritje, si ndërtimi, turizmi dhe energjia.