Ndodh edhe puthja e shumë pritur në BBVAL

Egli dhe Gjesti, që prej fillimit kanë pasur një raport mjaft të ngushtë dhe një kimi të dukshme. Dyshja ka theksuar shpesh se ndjehen mirë kur janë pranë njëri-tjetrit dhe vazhdojnë të njihen gjithnjë e më shumë. Gjatë spektaklit, Egli ishte shumë pranë këngëtarit dhe nuk hezitoi t’i tregonte se sa e lumtur ndihej në praninë e tij, duke i dhuruar një puthje në faqe.

Por, ky moment ka ndezur diskutime të shumta në rrjete sociale. Pjesë e komentëve janë dyshimet se ndoshta kjo kimia e dukshme është vetëm një lëvizje për të tërhequr më shumë vëmendje dhe për të marrë më shumë vota nga publiku. A është kjo një strategji për të shtuar emocionet dhe për të fituar simpatinë e fansave, apo është thjesht një pasqyrë e vërtetë e ndjenjave mes tyre? Pyetjet mbeten të hapura dhe do të tregojnë vetëm zhvillimet e ardhshme!