PZAP Gjobit Vetëvendosjen

PZAP ka gjobitur sërish Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) me dy gjoba. E para është për 2 mijë euro për pjesëmarrjen e anëtarit të Komisionit Zgjedhor, Berat Gashi, në tubime zgjedhore të LVV-së, duke shkelur rregullat. E dyta, për gjuhën e përdorur nga kryetari Albin Kurti gjatë një tubimi në Pejë, me vlerë 3 mijë euro. PZAP e ka paralajmëruar LVV-në që të paguajë brenda 15 ditësh, ose do të ketë dënim shtesë. Po ashtu, Gashit i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje dhe pozita administrative për dy vite.