Një ngjarje e pazakontë ka tronditur Tiranën pranë digës së Liqenit Artificial, ku qytetarët dhe shoferët janë bërë dëshmitarë të një spektakli të rrezikshëm. Një vajzë ishte varur mbi një vinç, duke performuar për të argëtuar të ftuarit e një salloni bukurie të sapohapur. Ky mënyrë inagurimi ka shkaktuar shqetësim të madh, për shkak të rrezikut të dukshëm për vajzën dhe ndikimit që ka pasur në qarkullimin e zonës, e cila ka qenë e ngarkuar.
Pamjet e kësaj ngjarjeje kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë e ngjarjeve të tilla në hapësira publike dhe mënyrën e organizimit të tyre, duke theksuar nevojën për masa më të forta mbrojtjeje dhe planifikimi të kujdesshëm.
Video e marrë nga redaksia: Euronews Albania